E Enjte, 5 Nëntor 2026

Thumanë/ Kryeministri Rama: Shtëpitë i keni falas, sikurse nuk ndodh në asnjë vend tjetër

Kryeministri Edi Rama, ndodhej sot në Thumanë me banorët, pas zonës së rindërtuar pas tërmetit katastrofik të 2 viteve më parë. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk kurseu as ironitë me gjendjen aktuale të Partisë Demokratike. Kreu i qeverisë u kujtoi banorëve që shtëpinë e kanë falas, duke u shprehur se ata marrin çelësin pa paguar asnjë qindarkë, por u la një porosi që të bëjnë kujdes me bravat.

“I keni falas, sikurse nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Të gjitha rindërtimet pasohen me marrëveshje mes të prekurve dhe shtetit. Shteti u kërkon të paguajnë me një kredi të butë për vite të tëra. Ndërkohë të gjitha shqiptare që do kthehen në shtëpi do marrin çelësin, titullin e pronës, dhe do gëzojnë shtëpitë e tyre pa paguar asnjë qindarkë. Kuptohet duhet të bëni kujdes për bravat se nuk i dihet. Po në rastin më të keq edhe sikur gjërat të ndryshojnë vitin e ardhshëm, duhet të ndryshoni ngjyrën e bravës, ndonjë gjë tjetër nuk e bëjnë dot, as tua marrin dot as t’u vënë interesa kredie”, tha Rama. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›