E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama po kërcënon shqiptarët me bojkotin e parlamentit. Nuk pranojmë ultimatume

Share

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama se kryeministri po bën shurdhin lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit.  Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e PD-së ka theksuar se kreu i PS-së Rama po kërcënon shqiptarët se, ai do të rikthehet tek politika e bllokimit nëpërmjet bojkotit të parlamentit në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Zoti Rama në një seri deklaratash ultimative shprehet se ai do të bojkotojë parlamentin për të bllokuar sërisht siç bëri dy vjet me rradhë procesin e integrimit pasi ai nuk pranon kandidaturë për president nga Partia Demokratike, nuk pranon rekomandimet e ODHIR për procesin e votimit dhe kërkon që kryetarin e KQZ-së ta përzgjedhë me Ombudsmenin e tij thekson PD-ja.

Më tej në deklaratën e saj, Partia Demokratike thekson se vlerëson angazhimin e opozitës në reformën zgjedhore dhe votimin në Parlament të kodeve dhe ligjeve, që prej dy vitesh, mbaheshin peng politik në Parlament dhe nuk votoheshin nga opozita, vetëm e vetëm, për të bllokuar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.

Partia Demokratike i deklaron edhe një herë z. Rama se ajo mbetet e vendosur dhe e hapur të bashkëpunojë në parlament me opozitën për zbatimin e rekomandimeve të ODHIR per zgjedhjet, si dhe është e gatshme të nisë në afatin kushtetues negociatat per zgjedhjen e Kreut të shtetit në respekt të plotë të frymës dhe gërmës se ligjit themelor të vendit ka theksuar zëdhënësja e PD-së.

Ajo ka shtuar se PD-ja nuk pranon asnjë ultimatum dhe aq më tepër deklaratat e zotit Rama se ai nuk do të pranojë kandidat për president nga Partia Demokratike, sepse në logjikë dhe mëndësinë e bllokmenëve të rinjë, demokratët janë armiqë të sojit të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›