Kartolina, rituali tradicional i fundvitit
Ishte 1 tetori i vitit 1869, kur Zyra austriake e Postave nxori ne treg kartolinat e para ne bote te parapaguara. Qe nga ajo kohe e deri tani, njerezit ne te gjithe boten urojne njeri-tjetrin me ritin e shkembimit te kartolinave, ku ne me te shumten e rasteve urimet ne formulim jane strikte dhe mjaft koncize. Ne nje fare menyre, kartolinat mbeten menyra me tradicionale e praktike e dergimit te urimeve, nderkohe qe ajo e cila mund te quhet si e vecante ne zgjedhjen e nje kartoline eshte me teper pamja e saj, sesa urimi, i cili pothuajse e gjen njelloj te formuluar ne festat e fundvitit. "Me pelqen nje kartoline me pamje nga Tirana per vellane qe jeton ne Amerike", thote Lindita, 46 vjece, nderkohe qe urimi me i zakonshem mbetet ai i thyerjes se largesise.
Si e mbyti interneti
Midis njerezve qe zgjedhin pamje te ndryshme kartolinash, per ta bere ne nje fare menyre urimin sa me te vecante, ka dhe nga ata qe per te derguar urimet e festave te fundvitit, nuk kane me te nevojshme kartolina prej letre dhe pullat e postes. Mjafton te zgjedhesh falas kartolinat e Internetit dhe t'i dergosh ato me lire dhe me shpejt, duke shtypur vetem tastet e kompjuterit. Keshtu si gjithe keto vitet e fundit dhe kete vit, posta elektronike ka qene nder mjetet me te preferuara per dergimin e kartolinave, fotografive apo urimeve te rastit. "Eshte mjaft komode kjo menyre urimi nga larg", shprehet Landi, 21 vjec, "madje dhe mjaft e ngrohte", shton ai. Nderkohe qe Egla, 24 vjece thote se, ''preferon me teper nje kartoline tradicionale nga i dashuri i saj qe jeton jashte shtetit, pasi ne te vertete duket se e ruajne me teper kuptimin simbolik". Por, sipas nje sondazhi te kryer ne Internet-Kafete e kryeqytetit, frekuentimi i tyre gjate ketyre diteve ka qene i madh, sidomos nga te rinjte. "Vijne per te derguar kartolina apo mesazhe te ndryshme ne kete prag festash'', shprehen drejtuesit e Internet-Kafeve, pasi faqet e Internetit ofrojne lloje pa fund kartolinash si dhe mundesi te ndryshme kompozimesh. Tashme, edhe menyra e te shkruarit te kartolinave nuk mbetet me ajo e dikurshmja, pasi ne me te shumten e rasteve ato jane me teper poetike dhe me pak zyrtare.
Imazhet me te preferuara
Per sa u perket pamjeve te zgjedhura edhe ketu kartolinat me te preferuara jane ato tradicionalet; me elemente feste, peme te vitit te ri, qirinj, lule apo urime. Megjithese ato me interesantet mbeten kartolinat e kompozuara vete, me fotografi personale, pamje te ndryshme nga qytetet apo vizatime, natyrisht, kartolinat e animuara ne forme tregimesh te shkurtra dhe plot variacione preferohen mjaft nga te rinjte dhe femijet. Nderkohe, per t'i bere me te gjalla dhe me te kendshme kartolinave i shtohen edhe mesazhet vetjake apo ato te gatshme, qe jane falas ne faqet e Web-it. Dergesa falas dhe teper e shpejte brenda 2-3 sekondash e ketyre kartolinave te vecanta, i ben urimet online gjithnje e me te perdorshme dhe te preferuara sidomos ne prag festash. Ne kete menyre mundesia per te uruar behet me e shpejte, me e sigurt dhe natyrisht me e kohes.