Karton i qëllimshëm

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves qëllimisht ka provokuar gjyqtarin ta ndëshkojë me karton të verdhë, në mënyrë që të jetë i suspenduar për ndeshjen e së shtunës dhe jo El Clasicon kundër Real Madridit, javën e ardhshme.
“Qëllimi ishte të provokoj kartonin”, tha braziliani, i cili ishte ndëshkuar për vonesë të lojës në minutën e 92-të të fitores 1-0 në Mallorca.
“Duhet të jemi inteligjentë dhe tani do të mungoj në takimin e ardhshëm, por do të jem i lirë për takimin në Madrid”, shtoi ai. Barcelona e pret Atletico Bilbaon të shtunën.