E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karvajo do ti mungojë çelsit në ndeshjen me Romën

Londër (Start)- Çelsi nuk do të ketë shërbimet e mbrojtësit, Rikardo Karvajo, në sfidën me Romën në Ligën e Kampioneve. Mbrojtësi blu ka mbetur viktimë e një tërheqjeje muskulare në ndeshjen e mbrëmshme përballë Hull Sitit.

Prognoza e parë flet për tre javë pushim për lojtarin. Për fatin e keq të Skolarit, I dëmtuar ndodhet edhe Xho Kol, i cili pritet të rikuperohet shpejt, dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës në kampionat, kundër Sanderlendit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›