E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia në trysninë e presidentit për fitore

Shkodër (Start)- Shkodranët do të presin këtë fundjavë në fushën e tyre ekipin e Elbasanit. Presidenti i kuqebluve, Valter Fushaj, ka kërkuar nga lojtarët e tij fitoren me çdo kusht.

Në ndeshjen e “Loro Boriçit” lojtarët e Vllaznisë do të kenë përballë ish-trajnerin e tyre Mirel Josa, i cili drejton Elbasanin në këtë sezon. Në tre ndeshjet e fundit, Vllaznia ka arritur të marrë vetëm dy pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›