E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai: Të marrim kontrollin e vendit deri në 2014


Në hapje të punime të kësaj Konference, Presidenti afgan, Hamid Karzai theksoi rëndësinë e konferencës duke e cilësuar si fillimin e një faze të re në partneritetin ndërkombëtar.

Karzai shprehu dëshirën që trupat vendase të marrin drejtimin e operacioneve të sigurisë në disa rajone të Afganistanit deri në fund të këtij viti dhe në mbarë vendin deri në 2014.

Gjatë fjalës në konferencë, Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, theksoi se tranzicioni te udhëheqja e Afganistanit është shumë e rëndësishme. Klinton nënvizoi se komuniteti ndërkombëtar “pret rezultate” nga nismat kundër korrupsionit në Afganistan dhe qeveria afgane duhet të bëjë “shumë më tepër punë” për ta stabilizuar këtë vend.

Nga ana tjetër, Karzai akuzoi firmat e huaja të sigurisë për pjesën më të madhe të korrupsionit dhe paqëndrueshmërinë. Pa iu referuar direkt talebanit, Presidenti u tha pëfaqësuesve të 70 vendeve se ata përballeshin me një armik të egër dhe të përbashkët.

"Si afganë ne jemi të prekur nga sakrificat e djemve dhe vajzave tuaja që na ndihmojnë të mbrojmë sigurinë e përbashkët dhe për të focuar institucionet e qeverisjes së Afganistanit", deklaroi Karzai.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon tha se në të kaluarën partnerët ndërkombëtare janë përpjekur të ofrojnë paqe pa përfshirje të mjaftueshme të popullsisë afgane.

"I them popullit afgan: ne ndajmë aspiratat tuaja dhe e kuptojmë nervozizmin tuaj. Ne jemi të ndërgjegjshëm se megjithë qëllimet më të mira, qeveria dhe partnerët e saj ndërkombëtarë janë përpjekur të arrijnë paqe, siguri dhe zhvillim pa angazhuar sa duhet popullin afgan. Ka pasur raste kur ne nuk kemi treguar aq sa duhet konsideratë për historinë dhe kulturën afgane," tha zoti Ban.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›