Rusia i dhuron palestinezëve 50 autoblinda
"Rusia i dha palës palestineze 50 autoblinda BTR-70, pa kërkuar asgjë në këmbim. Ceremonia zyrtare e transferimit të autoblindave u zhvillua më 19 korrik në Jordani ku autoblindat janë dërguar me rrugë detare. Specialistët rusë i kanë udhëzuar shoferët palestinezë si t'i drejtojnë këto automjete", thekson ministria në një komunikatë.
Mësohet se autoblindat do të qëndrojnë në Jordani deri sa Izraeli dhe palestinezët të bien dakord lidhur me modalitetet e transferimit të tyre në Cisjordani, shtoi diplomacia ruse duke theksuar "është e rëndësishme që kjo të bëhet menjëherë".
Nga ana tjetër, Izraeli ka kundërshtuar transferimin e këtyre autoblindave tek autoriteti palestinez që në krye të herës.