E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai do pranojë se nuk ka fituar zgjedhjet

Presidenti afgan Hamid Kazai është angazhuar se do të respektojë plotësisht urdhërin konstitucional, duke pranuar rezultatin e rinumërimit të votave, kryesisht në qendrat e kontestuara. Në fakt rinumërimi anuloi rikonfirmin zyrtar të turit të parë të zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit të kaluar dhe që i hapi rrugë balotazhit. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara që i refereohej takimit ndërmjet Karzait dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon. Gjatë ditës pritet që lideri afgan, Hamid Karzai, të përgjigjet për pretendimet e bëra nga paneli i OKB-së, sipas së cilave ai nuk fitoi në zgjedhjet e fundit, saktësoi Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton. Ndërkaq ministri i Jashtëm francez Bernard Kouchner tha se një raund I dytë ishte shumë I rëndësishëm, citon agjensia e lajmeve AFP. Këto reagime pasojnë rarpotet më të fundit lidhur me mashtrimet në zgjedhjet presidenciale afgane, dhe sipas Komisionit Elektoral të Ankesave, 210 qendra votimi janë deklaruar të pavlefshme. Presidenti afgan Hamid Karzai pritet që të pranojë sot se nuk ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet presidenciale të muajit gusht. Pasi një grup kontrolli i Kombeve të Bashkuara njoftoi të henën se po zhvleftësonte thuajse një të tretën e votave për Karzai si rezultat i manipulimeve, zyrtarët amerikanë thanë se ata presin që Karzai të reagojë rreth këtij zhvillimi. Presioni ndërkombëtar ka qënë në rritje ndaj presidentit afgan që të pranojë ose një koalicion të përbashkët me kundershtarin e tij Abdullah Abdullah ose të përgatitet për një raund tjetër votimesh. Kjo situatë ka krijuar paqartësi rreth të ardhmes politike në Afganistan pasi Komisioni i Ankesave Zgjedhore i mbështetur nga OKB-ja ka refuzuar të njohë një të tretën e votave që ishin në favor të presidentit aktual Hamid Karzai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›