E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD cakton kandidatët në zgjedhjet e pjesshme

Partia Demokratike ka caktuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit. Sipas kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi në njësinë numër 10 do të kandidojë Blendi Fuga për të zëvendësuar Gert Bogdanin, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e 28 qershorit.
Muharrem Hoxha do kandidojë për PD-në në Otllak ndërsa Alfred Qasa në Fushë Arrëz. Gjelosh Peplokaj do kandidojë në Fierzë, ndërsa në Klos kandidat do jetë Ramazan Mjeshtri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›