Karzai fiton zgjedhjet presidenciale me 54,3%
Konferenca e ardhshme e shtypit për njoftimin e rezultateve do të mbahet të hënën, por nuk është ende e sigurt nëse do të japë rezultate për 100 për qind të qendrave të votimit, deklaroi Daud Ali Najafi, anëtar i Komisionit të pavarur elektoral i ngarkuar me numërimin e votave.
Rezultatet e pjesshme të njoftuara sot janë për 95 për qind të qendrave të votimit ose 5 800 000 vota. Megjithatë, nga këto 95 për qind, fletët e votimit të 2,15 qendrave të votimit (ose rreth 600 qendra) janë lënë mënjanë për t'u hetuar lidhur me manipulime, shtoi Najafi.
Karzai mori 54,3 për qind të fletëve të votimit të deklaruara të vleshme, duke e kaluar kuotën e 50 për qindëshit që i bën të mundur rizgjedhjen që në turin e parë. Megjithatë, këto rezultate mbeten të pjesshme dhe mund të ndryshohen shumë në pritje të numërimit të 100 për qind të fletëve të votimit dhe të përfundimit të hetimeve të shumta për manipulime.