Irak, 9 të vdekur dhe 35 të plagosur nga atentatet
Nëntë persona kanë vdekur dhe 35 të tjerë janë plagosur në një seri atentatesh në Irak, në Baquba e Bagdad. Në Bakuba kanë humbur jetën 4 persona të së njëjtës familje, kur një bombë shpërtheu gjatë kalimit të makinës së tyre. Më pas bilanci i viktimave është rritur nga tre atentate të tjera në qendër të kryeqytetit iraken.