E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Venezuelë, shtatë të plagosur

Si pasojë e lëkundjeve, disa shtëpi janë shembur,duke shkaktuar të paktën shtatë të plagosur.

Sipas burimeve zyrtare, tërmeti, një nga më të fuqishmit që godet pas shumë vitesh këtë vend të Amerikës së Jugut, u regjistrua rreth orës 20:10 me orën lokale. Lëkundjet e fuqishme shkaktuan gjithashtu edhe ndërprerjen e energjisë elektrike në disa rajone të vendit.
    
Kreu i shërbimit të emergjencave civile, Luis Diaz Kurbelo, deklaroi se lëkundjet e tërmetit ishin ndjerë pothuajse në të gjithë vendin, por shteti Falkon, në veriperëndim të vendit, ishte goditur më rëndë dhe për pasojë të paktën shtatë persona janë lënduar dhe disa shtëpi janë rrëzuar.
   
Instituti Gjeologjik Amerikan njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 36 kilometra në verilindje të Puerto Kabellos, një nga portet kryesore të vendit anëtar të OPEK-ut.

Ndërkohë, në kryeqytetin Karakas, disa persona u lënduan lehtë kur mijëra blerës nxituan në panik të dilnin nga një prej qendrave më të mëdha tregtare.

Televizioni shtetëror njoftoi gjithashtu për lëkundje të tjera në disa pjesë të vendit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›