Karzai, kandidon për herë të dytë në krye të shtetit
Kabul-Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, shpalli kandidaturën e tij për të qenë edhe një herë tjetër në krye të shtetit.
Karzai deklaroi gjithashtu se në rast se zgjidhet rishtazi në krye ë shtetit, zv. presidenti Muhammed Kasim Fehim do të ishte sërish në detyrën e tij.
Hamid Karzai është aktualisht president i Afganistanit qyshprej vitit 2001, vit kur u rrëzuan talebanët. Ai përforcoi kandidaturën e tij për zgjedhjet që do mbahen në 20 gusht të këtij viti.
Data e fundit për shpalljen e kandidaturave për president në Afganistan, përfundon javën e ardhshme.