Prishtinë, vjedhja në polici, asnjë i arrestuar
Prishtinë -As pas një javë nga vjedhja e dhomës së provave brenda policisë, ku tashmë mungojnë rreth 50 kilogram drogë, sasi të konsiderueshme parash e dokumentesh, ende nuk janë kapur hajnat e as që ka ndonjë të dyshuar nga policia. Ndonëse kjo vjedhje është kritikuar ashpër edhe nga deputetë të legjislativit madje duke u kërkuar edhe shkarkime të drejtuesve të policisë, deri tani nuk flitet për dorëheqje apo shkarkim të mundshëm të ndonjë eprori të policisë. Në një vizitë të paparalajmëruar për media, ministri i Punëve të brendshme Zenun Pajaziti ka takuar Task forcën e policisë që po merret me hetimin e vjedhjes brenda policisë.
Pas takimit, ministri ka thënë të jetë i kënaqur me zhvillimin e hetimeve dhe angazhimin e policisë për këtë rast. Sipas tij po presin rezultatin e hetimeve dhe pastaj do të ndërmerren masa. Oficerët e policisë të cilët nuk kanë qenë në krye të detyrës në ditën e vjedhjes së provave në dhomën e dëshmive në polici, do të ndëshkohen, ka thënë ministri Pajaziti dhe ka premtuar masa për zbardhjen e këtij rasti, të ndodhur javë më parë.
Hetimet e Task Forcës ende nuk kanë sjellë ndonjë rezultat
Hetimet e Task Forcës së ngritur për hetimin dhe zbulimin e rrethanave të vjedhjes brenda policisë as plot një javë pas ngjarjes nuk kanë sjellë ndonjë rezultat. Gjetjes së gjurmëve të kryesve të kësaj vepre penale nuk i kanë ndihmuar, të paktën deri tani, as ekzaminimet laboratorike të gjurmëve të gjetura në vend të ngjarjes, ekzaminime këto që po kryhen në laboratorin e Forenzikës së Policisë.
Njësoj, nuk flitet asgjë, as për mungesën e kamerave të sigurisë në dhomën e provave, ku tani mungojnë rreth 50 kg drogë, sasi e parave dhe dokumente, ashtu siç nuk thuhet asgjë as për deklarimet jozyrtare se të shtunën e kaluar si për rastësi nuk funksiononin kamerat e sigurisë jashtë objektit.
Ky rast nga ekspert të çështjes së sigurisë vlerësohet si krimi më flagrant i bërë kundër institucionit të thirrur për mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.
Ekspertët vlerësojnë se me këtë rast nuk është sulmuar vetëm policia, por shteti i Kosovës.
Agim Musliu konsideron se hetimet duhet përmbyllur në afat rekord dhe duhet shmangur komoditetit të zvarritjes së hetimeve, para së gjithash në ikje të prishjes së imazhit të policisë tek qytetarët.
Në zhvillimin e hetimeve për këtë rast deri tani janë suspenduar tre zyrtarë policor. Gjithsesi, përfundimi i hetimeve dhe rezultatet, të cilat nuk dihet se kur do të përfundojnë, sipas zyrtarëve do të hapin mundësinë e ndërmarrjes së masave për të gjithë personat përgjegjës brenda institucionit të sigurisë. rtk