Qeveria: Shtypi jo i lirë
Tiranë -Me rastin e 3 majit, Dita Botërore e Gazetarëve, kryeministri Sali Berisha i ka uruar të gjithë gazetarët shqiptarë, duke i garantuar ata se qeveria shqiptare është dhe do të mbetet tërësisht e përkushtuar për respektimin e plotë të lirive të mendimit dhe të shprehjes si liri themelore për një komb dhe një shoqëri.
“Këto 4 vite ishin vitet e dimensionit më të lartë të lirisë së mendimit në Shqipëri, vite në të cilat asnjë gazetar nuk u ndoq dhe nuk u penalizua për botime apo shkrime dhe nuk u përball me asnjë presion të qeverisë për politikat e tij editoriale”-tha zëdhënësja e kryeministrit Juela Meçani.
Ajo shtoi, se “përsëri liria e mendimit në Shqipëri përballet me problemet e veta serioze, në mënyrë të veçantë me presionin e interesave të grupeve të caktuara politike dhe ekonomike, të cilat së bashku me ju do të mundet t’u japim përgjigje ligjore në përmasa më të mëdha në të ardhmen”.