E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai prezenton pjesën e dytë të tranzicionit

Presidenti afgan, Hamid Karzai ka prezantuar sot zonat të cilat do të kalojnë nën kontrollin e qeverisë afgane, derisa forcat e huaja vazhdojnë tërheqjen e tyre nga Afganistani.

Zyra e Karzait ka publikuar një deklaratë sot, sipas të cilës gjashtë provinca do të kalojnë nën kontrollin e forcave lokale, si pjesë e fazës së dytë të tranzicionit.

Megjithatë, në këtë deklaratë nuk u tregua ndonjë afat kohor për tranzicionin.

Forcat afgane pritet të marrin kontrollin e plotë të vendit të tyre në fund të vitit 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›