E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA drejt plakjes, shtohet numri i 90-vjeçarëve

Grupmosha mbi 90 vjeç është segmenti me rritje më të shpejtë mes popullsisë së moshuar, sipas të dhënave zyrtare të qeverisë amerikane. Në vitin 1980, në Shtetet e Bashkuara statistikat flisnin për 720 mijë burra e gra mbi 90 vjeç. Nga fundi i vitit të kaluar ky numër arriti në 1.9 milionë…dhe vazhdon të rritet. Deri kohët e fundit, kjo shprehje përfshinte personat midis moshës 85 dhe 89 vjeç. Por të dhënat e zyrës së regjistrimit të popullsisë tregojnë se “tavani” i moshës është ngritur. Amerikanët mbi 90 vjeç janë shtuar në numër më shpejt sesa grupet e tjera të moshave. Edhe përpjestimi i tyre brenda popullatës së moshuar gjithashtu po zgjerohet. Po sipas statistikave zyrtare, shifrat tregojnë se: - Popullata 90 vjeç e sipër është kryesisht e bardhë, Femrat tejkalojnë burrat gati 3 me 1, Rreth 80 përqind e grave janë të veja, ndërsa më shumë se 40 përqind e burrave janë të martuar, Shumica kanë të paktën një diplomë të shkollës së mesme, Ata janë pothuajse të gjithë të mbuluar nga sigurimi shëndetësor, Të ardhurat nga Sigurimet Shoqërore përfaqësojnë pothuajse 50 përqind të të ardhurave të përgjithëshme personale. Studimi, bazuar në të dhënat e zyrës së regjistrimit të popullsisë, parashikon që në vitin 2050 – numri i mbi 90 vjeçarëve të arrijë në më shumë se 9 milionë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›