E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji për akcizën, biznesi kundër: Gjobat shumë të larta

Gjobat që parashikohen ndaj biznesit në rast të mospagimit të akcizës janë shumë të rënda. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolin Jaka deklaron se ligji që u diskutua vetëm pak ditë më parë është i rëndësishëm dhe për këtë duhet që të merren parasysh kërkesat e biznesit.
 

Vetëm pak ditë më parë në Ministrinë e Ekonomisë u diskutua me grupet e interesit në lidhje me këtë taksë të rëndësishme. Tashmë mbledhja e akcizës do të kalojë nën administrimin e drejtorisë së doganave,ndërkohë që më parë ka qenë nën administrimin e Drejtorisë së Tatimeve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›