Kasano, "helm" ndaj Lipit
28-vjeçari është i sinqertë në dëshirën e tij: “Uroj që Italia të fitojë, jam tifoz italian dhe shpresoj që kombëtarja të shkojë sa më larg. Më 11 korrik Lipi do të largohet dhe uroj ta bëjë këtë si kampion. Por nuk e bëj këtë urim për të, por për të gjithë të tjerët”.
Gjatë prononcimit për “Sky Sport 24”, bomberi i Sampdorias vijoi: “ç’të bëj? Ai nuk më sheh. Nuk e pashë ndeshjen e djeshme, por kur më thonë që Italisë i duhet cilësi, mendoj se mund të ishte Del Piero dhe Toti. Megjithëse prej dy vitesh të gjithë mendojnë se duhet të jem unë”.
Gjithsesi, së shpejti vendin e Lipit do ta marrë çezare Prandeli dhe Kasano shpreson: “është trajner dhe njeri i madh. Kam pasur disa probleme me të, por e pranoj që ka qenë faji im. Ka punuar mirënë Firence dhe mund të bëjë të njëjtën gjë edhe në kombëtare. Ndoshta mund të vijë në Xhenova për të më parë, pasi tekniku aktual nuk është dukur fare në dy vite”.