Rënia në krye të detyrës, zgjerohet skema e trajtimit
Drafti në fjalë që i diskutua në seancën e shkuar në Kuvend, i rikthye në komisionin e Ligjeve me kërkesë të Partisë Socialiste, pasi deputetët opozitarë kërkuan njohjen më të mirë për këtë draft.
Gjithashtu, përfituese do të jenë edhe familjet e punonjësve të Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, nëse i afërmi i tyre humb jetën në krye të detyrës. Anëtarët e komisionit ranë dakord për amendimin në fjalë, ndërsa shqyrtuan disa çështje teknike të neneve të projektligjit, duke ia kaluar për vendimmarrje komisionit të Ekonomisë.
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave përcakton mënyrën e trajtimit ekonomik dhe financiar dhe dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të kategorive të sipër përmendura, të cilët kanë rënë në detyrë.
Përveç pensionit familjar, të afërmit e personave të rënë në krye të detyrës do të përfitojnë edhe kredi në bursa të plota arsimore, trajtim preferencial për kredi strehimi nga Enti Kombëtar i Banesave etj, sipas kritereve dhe procedurave të parashikuara. Përfitimet që jepen në përputhje me këtë ligj vendosen në vlerën 100 % të pagës sa herë që paga, sipas së cilës është llogaritur ky përfitim, ndryshon.