E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasat PS Procesi i dyshimte

Ashtu sic kishte paralajmeruar Partia Socialiste ka nisur te publikoje fakte qe sipas saj deshmojne se procesi ligjor i pajisjes se biznesit me kasa fiskale eshte shnderruar ne nje biznes per vete qeverine.UPDATE

Deputetja Mimi Kodheli thote se abuzimi ka nisur qe me vendimin e pare te qeverise per te pajisur biznesin me kasa ate te dates 14 nentor 2007

Ky vendim percakton gjithcka ne lidhje me kasat fiskale por nuk parashikon asnje lloj gare qe te mund tu siguroje bizneseve shqiptare duke perfshire edhe bizneset e vogla cmimin me te ulet apo cmimin me te lire te kasave fiskale. Cuditerisht edhe urdheri numer 48 i dates 5 mars 2008 leshuar nga Ministri Bode nuk percakton nje gare qe garanton cmimin me te lire te kasave tha Kodheli.

Deputetja socialiste akuzoi se monopoli i krijuar nga qeveria detyroi biznesin shqiptar ti blinte kasat me cmimet me te larta ne Europe

Ne Itali France Angli Gjermani Rumani Maqedoni keto kasa kushtojne nga 100 - 130 euro. Pra nuk behet fjale per nje marzh fitimi prej 10 -15 sic deklaroi ministri Bode por per nje fitim prej se paku 300 eurosh per kase fiskale. Me nje llogari te thjeshte nese kujtojme se ne Shqiperi ka rreth 130 000 biznese keto kompani te perzgjedhura prej Bodes dhe Berishes pritet te nxjerrin nje perfitim marramendes qe fillon nga 40 milion eurot tha Kodheli.

Sipas Partise Socialiste qeveria jo vetem qe u ka dhene monopolin e shitjes dy kompanive te perzgjedhura por u ka krijuar edhe nje mundesi fitimi te dyfishte duke u dhene dhe te drejten e mirembajtjes se kasave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›