E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasat e korrupsionit

Ndersa prej disa oresh qindra tregtare te tregut te lire te Medreseja protestonin kunder vendosjes abuzive dhe gjobave te tatimoreve per kasat fiskale ne zemren e kryeqytetit ne Tiranen e Re dhjetera tatimore te veshur civile mesyne bizneset. Qelluan te futeshin ashtu me arrogancen e zakonshme te nje parukeri por i zoti i biznesit te leshrave pati zemer ti nxirrte perjashta. Kur iu kthyen per ta kercenuar me gjobe ai u tha se nese i vinin kasen fiskale atij restorantit perballe dhe barit me tutje ai do te paguante jo vetem kasen fiskale por edhe kasen per xhepin e tyre. Kur civilet e veshur tatimore e moren vesh se restorantin perballe e ka ne pronesi njeri prej miqve biznesmene te kryeministrit dhe barin po ashtu miku me i ngushte biznesmen i nje qeveritari tjeter te larte iken. Por erdhi grupi tjeter qe kontrollonte te parin qe te gjithe tatimore nga Durresi qe zbatonin ultimatumin e vendosjes se kasave ne Tirane sepse te Tiranes kishin shkuar ne Durres po ajo prerje 100 kileshe po ajo menyre te veshuri dhe po ai harbutllek. Pronari i barit pranoi te merrte kasen fiskale plot 480 euro megjithese kishte ne perdorim faturat kompjuterike.

Vendndodhja e aksionit Tirane e Re nuk eshte marre rastesisht sepse ajo konsiderohet njera prej zonave te lakmuara ne Tirane. Nje profesor ekonomie nga Kosova kishte shkruar te pershtypjet e udhetimit te vet ne dheun ame se as ne Tiranen e Re nuk te jepnin fatura fiskale per blerjet qe ben.
Me poshte profesori kujtonte se kjo nuk eshte shenje e mire per financat e shtetit sepse keshtu stimulohet informaliteti ne biznesin e vogel qe ne Shqiperi llogaritet te 60 per qind kur Kosova e ka rreth 40 per qind apo kur me keq kur ne cdo shitore maqedonase edhe ne fshatin me te humbur te japin bashke me mallin edhe faturen tatimore te blerjes. Pra Shqiperia eshte shume e vonuar ne kete proces qe historikisht behet per te treten here brenda 16 viteve te fundit dhe dy heret e para deshtoi me sukses ku te fituarit dolen vetem shitesit e kasave fiskale qe operonin ne emer te qeverise.

Mire do te ishte qe te dilte fjala e popullit e treta e verteta por ka shume hije pas operacionit te Ministrise se Financave qe te bejne te dyshosh mbi qellimin e mire destinacionin e parave dhe perfituesit reale te zvogelimit te informalitetit ne vend.
Ne vitin 1994 kasat fiskale i futi vete shteti. Shteti ua shiti bizneseve nga 400 dollare amerikane nje cmim shume i shtrenjte dhe abuziv per kohen dhe viktima rane rreth 20 mije biznese. Ato nuk u perdoren kurre megjithese edhe sot e kesaj dite ka ende biznese ne Tirane qe mbajne ca kasa te medha mbi banak edhe pse i ka zhvleresuar koha.
Shtate vite me pas e njejta histori kur me firmen e ish-ministrit te Financave te asaj kohe firmosej edhe ligji dhe specifikimet per kasat fiskale. Serish tregtare viktima serish kasa te blera shtrenjte dhe qe nuk u vune ne pune asnje dite.
Ne 2007-en qeveria Berisha ngulmoi serish me gjithe dy deshtimet e para. Ministria e Financave shpalli fituese pese shoqeri private qe shperndajne dhe menaxhojne kasat fiskale. Zyrtaret e FMN-se qe nuk ishin perzene ende nga Shqiperia shqyen syte te habitur per numrin e larte te biznesmeneve te kasave per rreth 90 mije biznese kur Italia me 20 here me shume banore dhe ndoshta me shume biznese kishte lejuar vetem tre shoqeri.

Firmat bene si heret e shkuara hodhen direkt te biznesi kasat edhe pse ato nuk kishin asnjeren prej specifikimeve dhe aksesoreve qe do marrja on-line e te dhenave te ecurise se biznesit. Rreth kater mije kasa te ardhura nga Bullgaria apo Kina iu shiten tregtareve por ato nuk u njohen nga Ministria e Financave e cila te vetmin reagim qe pati ishte ndryshimi i VKM-se per kasat fiskale ku u shtua se mallrat e pese shoqerive te kasave duhej te verifikoheshin fillimisht nga Ministria e Financave dhe nese kasa dilte jashte ligjit shoqeria duhej ta zevendesonte me nje te re.
Ne 8 mars 2010-en duke recituar si gjithnje para deputeteve te grupit parlamentar te PD-se si cdo te hene kryeministri Sali Berisha do te shprehej Lufta kunder informalitetit eshte lufte kunder korrupsionit eshte lufte per lirine e tregut. Me sistemin e ri on-line te tatimeve me vendosjen me shpejtesi te kasave fiskale me moderne me shtrirjen e TVSH-se ose me uljen e pragut ne 5 milione pa ndryshuar statusi si dhe nje seri masash te tjera i kane dhene dhe i japin informalitetit pergjigjen e merituar.

Pas gjashte muajsh TVSH-ja me ligj te qeverise eshte shtrire edhe te bizneset qe bejne xhiro deri 2 milione leke dhe kasat nuk jane ende ato te priten... modernet.
Me se nje vit me pare cmimi i kasave fiskale ishte nga 800 deri ne 3 mije euro per pikat e karburanteve. mimi real i nje kase fiskale te zakonshme eshte rreth 100 euro ndersa kompanite e shesin 300-400 euro. Pastaj fillon kurthi i aksesoreve shtese si modemi apo printeri. Te gjitha para qe paguhen nga biznesi per te ngopur shoqerite e kasave dhe qeverine.
Si ne dy heret e deshtuara ai qe paguan eshte biznesi dhe kostoja do te bjere mbi konsumatorin. Nese sot nje kase shitet mesatarisht 400 euro shoqerite e kasave do te kene mbledhur te pakten 36 milione euro per vegla qe ndoshta pas ca kohesh nuk do te hyjne me ne pune sic ndodhi ne vitet 1994 apo 2001.
Per me teper cfare investimesh do te beje qeveria me keto para te mbledhura nga gropa e informalitetit E ku ka me mire se parate qe ia ke marre informalit qe shet breke dhe kanatiere te Medreseja ti besh flamure blu per fushaten e ardhshme vendore ti besh kenge e valle per festat qe po vijne. Ose me mire tia japesh kryetares se Kuvendit per ti bere vegla ne parlament. P.sh. te prishe sallen e Kuvendit aparaturat e reja te votimit elektronik te instaluara ne janar 2008 qe kushtuan plote 290 mije euro dhe ne shtator 2010 ti hedhesh ne koshin e plehrave sepse me 1 milione euro te tjera zonja Topalli ka ridizajnuar sallen e re dhe ende pa u thare boja thote se do te prishe Piramiden per ti vendosur atje veglat e reja te selise se re te Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›