Prifti Do vazhdoj kontributin ne LSI
Duke folur ne emisionin Top Story ne Top Channel Prifti ka bere te ditur se po perpiqet te ringreje nje raport bashkepunimi me shefin e tij.
Mes meje dhe Metes ka ende raport. Isha dje ne dreke me te jemi ne perpjekje per te rikrijuar nje raport bashkepunimi pavaresisht se ne nje moment duket i veshtire ka pohuar Prifti.
Ai ka nenvizuar se do te vazhdoje te jape kontributin e tij ne radhet e LSI-se per te cilen ka investuar edhe me shume se vete Ilir Meta.
Une jam i pergatitur qe te mos ta hedh poshte investimin tim ne LSI. Jam bashkethemelues i saj kam qene ideator para Ilir Metes dhe me vjen jashte mase keq qe per shkak te momenteve stresuese te hedh poshte kete investim. Keshtu qe do te perpiqem qe te qendroj prane LSI-se dhe te ringrihem mbi ngjarjet e fundit per te krijuar nje raport te ri jo vetem me Meten por edhe me partine ka deklaruar Prfit.
Deputeti i LSI ka shtuar me tej se gjithcka varet nga fryma qe mbizoteron ne LSI duke nenvizuar se nese vazhdohet me mbledhje sekrete si ajo qe e shkarkuan qendrimi eshte i pamundur.