E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi ne OKB apel per njohje te Kosoves

Presidenti i Republikes Bamir Topi e mori fjalen perpara Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara pak pas mesnates me oren tone.

Presidenti preku arritjet e Shqiperise ne permbushjen e objektivave te mijevjecarit arritje te cilat ishin prekur gjeresisht edhe nga kryeministri Berisha. U ndal ne perafrimin e Shqiperise me Bashkimin Europian por nje vend te gjere ne fjalen e kreut te shtetit zuri situata rajonale dhe Kosova.

Presidenti e cilesoi nje ngjarje shume te rendesishme per rajonin miratimin me konsensus te rezolutes per ligjshmerine nderkombetare te shpalljes se pavaresise se Kosoves.

Tashme qe ceshtja e statusit te Kosoves dhe kufijve te saj i takon se kaluares pra eshte nje ceshtje e mbyllur dialogu per ceshtje praktike behet i domosdoshem. Ne shpresojme se ky mesazh i sanksionuar ne rezolute do te vihet menjehere ne praktike nga keto dy vende te pavarura. Ne mbeshtesim dialogun mes Kosoves dhe Serbise i cili duhet te filloje pa humbur kohe...Opinioni keshillimor i GJND-se provoi juridikisht se pavaresia e Kosoves mbetet rast sui generis unik dhe per pasoje as precedent per situata te tjera ne vende te tjera. Sot eshte casti te provojme me fakte se respektojme OKB-ne dhe... Sot ne kemi pergjegjesine ndaj nje vendi dhe nje populli qe deshiron me te drejte te jete mes nesh dhe ka dhene proven se e meriton kete vend. U bej thirrje kolegeve te mi te nderuar vendet e te te cileve akoma nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves ta njohin ate duke i siguruar se kjo eshte menyra e vetme per ti kontribuar stabilitet afatgjate dhe paqes jo vetem rajonale por edhe globale tha presidenti Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›