Kasat fiskale 4 variantet per cmimin

Diten e djeshme eshte zhvilluar nje mbledhje ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve ku pas disa oresh diskutime kane dale konkluzionet per sistemin e ri te kases dhe cmimet e ndryshuara.
Varianti i pare dhe me i mundshmi per tu realizuar eshte krijimi i nje kase vetem per bizneset e vogla duke u qendruar kushteve kryesore te transmetimit te te dhenave ne rrjet.
Kjo lloj kase do tu pershtatet vetem tregtareve te lire dhe do te shitet me nje cmim me te vogel se aktuali.
Varianti i dyte lidhet me kasat e shitura para nje viti te cilat dolen skarco dhe nuk i perputheshin vendimit te qeverise per transmetimin e te dhenave.
Shume biznese kane blere te tilla kasa qe aktualisht nuk funksionojne dhe per te mos shpenzuar serish per nje tjeter pajisje eshte rene dakord qe te negociohet me shoqerite e autorizuara per adaptimin e kases sipas modelit te ri pa kosto shtese per biznesin.
Varianti i trete lidhet me shpenzimin e kryer per pajisjen fiskale i cili do ti njihet subjektit ne bilancin vjetor duke reduktuar ne nje fare menyre normen e detyrimit tatimor.
Nje tjeter variant lidhet me mundesine e rishikimit te TVSH-se norma e te cilit eshte 20 per qind nje perjashtim i kesaj takse te pajisja fiskale e ul automatikisht cmimin.
Megjithate tatimet sqarojne se opsioni me i mundshem eshte krijimi i nje kase te posacme vetem per subjektet e vogla qe shesin ne tregjet e hapura ndersa per te tjeret do te vijohet te aplikohet sistemi i gjobave.
Tashme na takon detyra e negocimit me shoqerite e autorizuara te kasave fiskale te cilave iu bie barra te krijojne nje kase te posacme dhe me cmim me te lire per bizneset e vogla tregojne per gazeten burime te sigurta ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve.