E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burri vret gruan dhe veten

Burri ka vrare gruan e tij dhe me pas edhe veten. Nje nder skenat e perseritura ne kryeqytet brenda ketij viti eshte shfaqur serish ne nje apartament ne Tirane ne afersi te zyrave te administrates se Gardes se Republikes.

Policia eshte njoftuar nga fqinjet te cilet degjuan te shtenat e nje arme. Ngjarja ndodhi rreth ores 19 e 20 minuta ne Tirane.

Panajot Proshka ka qelluar per vdekje ne afersi bashkeshorten e tij Merita dhe me pas ka vrare edhe veten.

Ne momentin qe policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes ka gjetur te shokuar djalin e ciftit Proshka qe humben jeten gjate nje grindje mes tyre.

Policia sqaroi se gjate ekspertizes bashkeshortit Panajot 50 vjec i jane gjetur gjurme te armes qe ka kryer qitjen dhe rrethanat te nxirrnin ne perfundim se ai kishte kryer ne fillim vrasjen e bashkeshortes se tij 48 vjecare.

Nderkohe qe sipas deshmitareve ne pallatin ku jetonin viktimat u tha se jane degjuar zenka me ze te larte midis dy bashkeshorteve.

Policia ende nuk mund te sqaroje motivet e ketij krimi ndersa do te mund te zbardhe ate vetem pas marrjes ne pyetje te djalit te dy viktimave pasi te kaloje gjendjen e shokut ne te cilen ndodhet.

Trupat e pajete te ciftit Proshka jane transportuar nga dhoma e tyre e gjumit ne morgun e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›