Obama takohet ne Nju Jork me Topin

Si kryetar i delegacionit shqiptar Presidenti Bamir Topi se bashku me bashkeshorten e tij moren pjese ne pritjen zyrtare qe Presidenti Barak Obama dhe Zonja e Pare e Shtepise se Bardhe Mishel Obama dhane ne Muzeun e Historise se Natyres te Nju Jorkut.
Ndryshe nga nje vit me pare kur i pranishem ne ceremonine e organizuar nga Presidenti Obama ndodhej Kryeministri Sali Berisha dhe bashkeshortja e tij kete here ftesa per delegacionin shqiptar ka qene vetem per Presidentin ose kryetarin e delegacionit shqiptar.
Ndersa Kosova ka qene e perfaqesuar ne Muzeun e Historise se Natyres ne Nju Jork nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci.
Vizita e Kryeministrit Sali Berisha ne Nju Jork zgjati vetem pese dite dhe ishte shume e vaket ne takimet me administraten e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ku nga zyrtaret e administrates Obama Kryeministri Berisha u takua vetem me zv/sekretarin e Departamentit te Shtetit te SHBA-ve James Steinberg.