E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasat fiskale ekspertet Serveri ne Tatime me moderni ne rajon



Ervin KOCI

Pavaresisht problemeve ne koheve te fundit instalimi i kasave fiskale duket se eshte nje proces i pakthyeshem per te gjithe biznesin ne vend. Kjo reforme e cila ka nisur qe vitin e kaluar nga Ministria e Financave synon te kroje dhe data-bazen e pare ekonomike te sakte ne vend. Te ketij mendimi jane edhe ekspertet izraelit qe kane ardhur keto dite ne Shqiperi per te kontrolluar mbarevajtjen e serverit te instaluar ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve. Sipas tyre serveri qendror i instaluar ne DPT-e dhe qe kontrollon te gjitha te dhenat e sistemit te kasave fiskale per Shqiperine eshte nga me modernet dhe nga me te sofistikuarit ne bote. Shqiperia ka aktualisht sistemin me modern te perpunimit te te dhenave qe vijne nga bizneset nepermjet kasave fiskale ne rajonin e Ballkanit si dhe ate me te mbrojturin- ka deklaruar njeri prej eksperteve izraelit per gazeten Albania. Sipas tij serveri ne tatime mund te perpunoje te gjitha te dhenat e te gjithe subjekteve te biznesit ne vend per nje kohe rekord ne vetem dy minuta. Aparatura e serverit merr perpunon seleksionon dhe ruan brenda nje minute te pakten 70 mije veprime nga biznese te ndryshme -ka thene eksperti. Ne vend aktualisht numerohet rreth 120-125 mije subjekte biznesi ku rreth 90 per qind e tyre parashikohen qe deri vitin e ardhshem te jene bere pjese e sistemit fiskal te TVSH-se ose e thene ndryshe te jene pajisur dhe te kryejne veprimet e tyre me kasa fiskale.

Procesi
Edhe pse nje pjese e biznesit te vogel ne vend u rebelua vetem pak dite me pare dhe nuk ishte dakord me cmimet e blerjes se kasave fiskale nga kompanite private procesi i instalimit sipas Tatimeve po vijon ne te gjithe vendin. Nga ana e kompanive private te licencuara nga Ministria e Financave per te tregtuar dhe instaluar pajisjet fiskale pranohet fakti se procesi po vijon normalisht edhe pse gjate diteve te kaluara pati nje stepje te subjekteve per te blere dhe instaluar pajisjet fiskale. Sipas njerit prej administratoreve te nje prej kompanive private te shitjes se kasave fiskale AED z. Bledar Balla instalimi i pajisjeve fiskale po vijon me nje ritem te zakonshem edhe pse gjate javeve te fundit pati nje ngurim nga ana e subjekteve private per ti blere pasi mendonin se ato edhe mund te mos vendoseshin me. Por pas nisjes se kontrolleve te diteve te fundit te Policise Tatimore dhe Hetimit Tatimor struktura keto ne varesine e DPT-se si dhe pas vendosjes se gjobave te tjera te radhes instalimi i tyre ka nisur serish. Por nga sa mesohet nga DPT-ja nuk kane munguar as rastet kur sidomos nga kontrollet ne rrethe jane vendosur edhe gjoba per mosinstalimin e kasave. Nderkohe gjate ketyre diteve te gjitha kompanite private qe tregtojne pajisje fiskale i kane mbajtur zyrat e tyre hapur edhe gjate fundjaves si pasoje e interesit ne rritje te bizneseve.

Karburantet
Instalimi i pajisjeve fiskale ka ndalur aktualisht te subjektet qe merren me importin magazinimin dhe tregtimin e hidrokarbureve. Sipas informacionit te DPT-se gjate ketyre javeve do te perfundoje i gjithe instalimi i kasave fiskale ne magazinat doganore te depozitimit te hidrokarbureve si dhe ne te gjithe autobotet qe transportojne ato deri te pikat e tregtimit me pakice. Sipas drejtuesve te Tatimeve ky projekt synon qe asnje pike karburant qe hyn ne vend te mos shpetoje pa u tatuar nga shteti. Por problem mbeten akoma pjesa me e madhe e stacioneve te tregtimit me pakice te hidrokarbureve te cilat ose nuk i perdorin ose nuk i kane instaluar pajisjet fiskale.

5 Tetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›