E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrefehet gruaja merimange Me falni per ato qe kam bere



Artan CENA
ATHINE - Evangjelina Zharka e njohur si gruaja merimange ka rrefyer serish ne lidhje me krimet qe akuzohet se ka bere. Ajo ka kerkuar falje per krimet e bera e vecanerisht ato qe ka kryer ne Shqiperi. Gjate rrefimit te saj ka treguar se Taso Cangaropulos e kishte burgosur per se gjalli. Pasi hengrem te gjithe pasurine e tim shoqi me kercenonte te afrohesha me burra te moshuar. Pasi merrte dhe pasurite e tyre me kercenonte serish qe te vazhdoja te njejtin sistem me nje viktime tjeter. Pendohem per veprimet e mia. E di qe hoqa nje jete njeriu. Ndjehem keq per kete. Jam edhe une viktima e veprimeve te Taso Cangaropulos. Jeta ime ishte nje tmerr i vertete. Isha e lire dhe ndjehesha e burgosur. Tani jam e burgosur por me ne fund ndjehem e lire.
RREFIMI
Tre muaj pas gjetjes te trupit te Cangaropulos brenda ne cimento i cili gjendej e fshehur poshte xhakuzit ne nje apartament luksoz ne Dhiakofto per me shume se nje vit Evangjelia Zharka flet nga burgu ne te cilin ndodhet. 54-vjecarja pohon se ishte organi i veprimit te nje organizate e cila u afrohej te moshuarve me qellim marrjen e pasurive te tyre. Nuk kerkoj te me falin. Kerkoj vetem drejtesi qe te mund te pastroj ndergjegjen dhe shpirtin tim. Me Tason u njohem para dhjete vjetesh. Nuk dua te futem ne detaje. Do ti them te gjitha kur te vije koha brenda ne sallen e gjyqit. Taso kishte nje menyre te vetme qe influenconte mbi mua. Me shante e me perbuzte perdite. Pasi hengrem pasurine e tim shoqi me kercenonte e me detyronte te afrohesha me burra te moshuar. Pasi u merrte pasurine me kercenonte serish se do te me conte ne polici nese nuk vazhdoja te njejtin sistem. E vrava sepse nuk duroja dot me. Nese nuk e vrisja nuk do te ndalonte kurre. Ai komandonte gjithcka. Ate qe bera nuk e bera sepse doja. Kerkoj falje nga te gjithe ata qe lendova. E di qe nuk me besojne edhe pse ka menyre qe te binden. Domethene u them te gjitheve atyre qe nuk me besojne te kerkojne e te hetojne llogarite e mia bankare. Te shikojne se sa e pasur jam. E gjithe pasuria ime perbehet nga 100 euro. Isha dhe jam e varfer. Edhe rrobat qe vesh ne burg nuk jane te miat. Taso Cangaropulo ishte shume i pasur. Aq i pasur sa nuk e imagjinoni dot. Le te hapen dhe llogarite bankare te tij. Te pakten tani shpetova nga tmerri ku jetoja. Ketu jam plotesisht e vetme. Vetem avokati im me viziton ne burg dhe me jep shpresa qe te mbahem ne kembe.
KRIMET NE SHQIPERI
Evangjelia Zharka pervec kesaj vrasje ka kryer dhe nje tjeter te bashkeshortit te saj para shume vitesh ne Shqiperi. Kur ajo u pyet per kete reagoi ne menyre te ashper. Mjaft me me kete histori. Po paguaj fajet dhe mekatet e mia. Kam dhjete vjet pa pare familjen time. Kerkoj te falur nga femijet e mi te cilet ju lutem shume ti lini jashte kesaj historie. Une nuk kam asgje per te fshehur. E verteta do te duket - ka perfunduar rrefimin e saj Evangjelina Zharka.

5 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›