Mbytet 15-vjecari kishte lene shkollen per tu lare

Sëbashku me shokët e tij la orët e mësimit për t’u larë në rezervuarin pranë zonës së kombinatit, por aty humbi jetën. 15-vjeçari me inicialet M.Ç nxënës i shkollës 9-vjeçare “Lasgush Poradeci” u mbyt ne rezervuarin e Vrapeve siç njihet nga zona, ndërsa krahas thirrjeve të tij për ndihmë asnjëri prej shokëve nuk ka mundur ta shpëtojë nga mbytja.
Ai kërkonte ndihmë, por ata ikën. Nuk e nxorrën dot se kishin frikë. Ishte thellë andej. Lajmëruan policinë”-shprehet një dëshmitare.
Forca të shumta policie dhe polumbarësh mbërritën në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë i 15-vjeçarit u nxorr pas 30 minutash. Sipas banorëve rezervuari njihet për rrezikshmërinë e tij pasi më parë kanë humbur jetën dhe tre persona të tjerë, ndërsa kërkojnë ndihmën e autoriteteve për vendosjen e një personi i cili mos të lejojë fëmijët të lahen.
Jul Kasapi