E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon delegacionin e OSBE: Zgjedhjet me rëndësi themelore

Kryeministri Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me delegacionin e OSBE-së. Gjatë këtij takimi Berisha e vuri theksin tek zgjedhjet i cili u shpreh se janë me rëndësi themelore, si dhe garantoi pajisjen me karta të të gjithë shtetasve. 

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha takoi sot delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Zëvendëspresidenti i saj, Wolfgang Grossruck. Z. Grossruck, i cili është emëruar nga Kryetarja në Detyrë e OSBE-së, Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis, si Koordinator i Posaçëm i misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, e informoi Kryeministrin Berisha se ai do të udhëheqë vëzhguesit afatshkurtër të OSBE-së dhe se do të koordinojë deklaratën paraprake për llogari të OSBE-së, qe do të bëhet më 29 qershor. Berisha vlerësoi interesin e treguar nga Asambleja Parlamentare në vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe theksoi rëndësinë themelore që kanë zgjedhjet e këtij muaji për Shqipërinë. Ai siguroi delegacionin se qeveria po bën çdo përpjekje për arritjen e standardeve më të mira në zgjedhjet e 28 qershorit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›