E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kaskada e Drinit, KESH: Prurjet zbresin në 490 m3/s, prodhimi ditor plotëson kërkesën për energji elektrike

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi të premten se prurjet në kaskadën e lumit Drin janë ulur në 490 m3/s, ndërsa po vijon prodhimi me kapacitetet maksimale, njofton ATSH.

Sipas KESH-it, po kryen shkarkime nga të tre HEC-et mbi kaskadën e Drinit, ndërsa nga portat po kryhen shkarkime vetëm nga Vau i Dejës.

Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë: Hec Fierzë –  490 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat, Hec Koman – 517  m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat dhe në Hec Vau Dejës – 440 m3/s nga prodhimi, 100 m3/s shkarkime nga port-at.

KESH informon se nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:  Hec Fierzë 294.23 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd);  Hec Koman 173.02 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd) dhe Hec Vau i Dejës 73.97 mmnd ( kuota max. 76 mund).

Sa I përket prodhimi në të tre Hec-et, KESH informon se në Hec Fierzë është 10,650 MWh (ditor), në Hec Koman, 9,939 MWh (ditor) dhe në Hec Vau Dejës, 4,320 MWh (ditor)

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin. (Sipas ATSH)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›