Transformimi i Rrëshenit, Rama publikon pamje: Sipas disave nuk kemi ba kurrgja hiç

Projekti i Rilindjes Kombëtare ka transformuar edhe kryeqendrën e Mirditës, Rrëshenin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga investimet që janë bërë vitet e fundit në këtë qytet verior të vendit, që nga sheshi, komplekset arsimore dhe investimet në infrastrukturën rrugore.
Siç shprehet Rama, “kur vije për të hyrë këtu në Rrëshen para disa vitesh, të dukej sikur do humbje rrugën. Asnjë lloj shenje jete të re dhe vetëm çfarë kishte mbetur nga e shkuara”.
Por sot pamja që të ofron Rrësheni është krejtësisht tjetër që nga sheshi i ri “Abat Doçi” që ofron tashmë të gjithë parametrat moderne urbane, që nga shtrimi me gurë, trotuaret dhe i gjithë sistemi ndriçimit dhe gjelbërimit, një investim me vlerë 150 milion lekë. “MIRËMËNGJES , dhe me kryeqendrën e Mirditës, Rrëshenin, për të vazhduar me veriun ku sipas disave këtu, nuk kemi ba kurrgja hiç, madje ka qenë shumë më mirë deri para 7 vjetësh, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama krahas videos nga Rrësheni I transformuar.
Në saj të investimeve të qeverisë, u rikonstruktua kompleksi arsimor si dhe pallati i sportit “Arjana Arapi” Bashkia e Rrëshenit ka përfituar edhe nga investimet në kanalet kulluese dhe ato të vaditjes, tjetër prioritet i qeverisë shqiptare për të rilindur bujqësinë.