E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastel: “Dinamo 30% shanse për kualifikim me CSKA e Sofjes”

Kroati Zoran Kastel, që luan si mbrojtës me ekipin e Dinamos nuk është shprehur optimist për një kalim të mundshëm të ekipit shqiptar me CSKA e Sofjes, kundërshtaren e saj në turin e parë eliminatot të Kupës UEFA. Ai shprehet se Dinamo ka 30 për qind mundësi për t'u kualifikuar. CSKA e Sofjes eliminoi edicionin e kaluar në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, kampionen e Shqipërisë, Tiranën me dy fitore si Tiranë (2-0) ashtu dhe në Sofje (2-0). Dinamo në tre sezonet e fundit në kompeticionet ndërkombëtare nuk e ka kaluar raundin e parë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›