Tirana, pas fitores me Vardarin humbet me Elbasanin
Tirana, zhvilloi miqësoren e dytë gjatë fazës së saj përgatitore. Pas fitores me Vardarin e Shkupit (2-1), skuadra e teknikut Mirel Josa humbi në testin me Elbasanin e teknikut më të mirë për sezonin 2005-2006, Ilir Dajë, me rezultatin e thellë 3-1. Golin e nderit për Tiranën e shënoi Klodian Duro, si gjithmonë nga pika e bardhë. Duro realizoi gjatë sezonit të kaluar, të katër golat e tij me Tiranën nga pika e penalltisë. Ndeshja e ardhshme për Tiranën, pritet të jetë ajo me Dinamon në qytetin e Pogradecit.