Elbasani fiton 3-1 me Tiranën
Elbasani fitoi 3-1 miqësoren e djeshme kundër nënkmapiones shqiptare,m Tiranës, një takim testues i zhvilluar në Strugë. Klodian Duro shënoi nga pika e bardhë, golin e parë të takimit dhe të vetmin për Tiranën, ndërsa kampionët e Shqipërisë, Elbasani realizoi tre golat me anë të Klevis Dalipit, Arlind Norës dhe Nevil Dedes (me penallti). Kjo ishte miqësorja e tretë e zhvilluar nga Elbasani gjatë fazës përgatitore, pas atyre të zhvilluara me Vardarin e Shkupit (2-2, 0-2).