E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrati, afër Osnabruckut

Nga Express më 24 dhjetor 2010 në ora 11:09

Sulmuesi i klubit holandez, Twente, Flamur Kastrati pritet që pas festave të fundvitit t’i bashkohet klubit gjerman nga Bundesliga 2VfL, Osnabruck, , shkruan uebfaqja holandeze, tctubantia.nl.

Sulmuesi me pasaportë norvegjeze, i cili krahasohet me Didier Drogban e Chelseas, nuk ka arritur t’i bindë udhëheqësit e klubit holandez, i cili tash ka vendosur ta huazojë për gjashtë muaj te Vfl Osnabruck, për të luajtur në vazhdimësi dhe për t’u zhvilluar si futbollist.

Në anën tjetër, futbollisti ka thënë se ende nuk ka asgjë konkrete rreth huazimit te klubi gjerman. “Ka gjasa të huazohem për gjashtë muaj, por ende asgjë nuk ka konkrete rreth kësaj, pasi për mua janë të interesuar edhe Ipswich Town, Rosenborg dhe Sparta Rotterdam”, ka thënë kosovari me pasaportë norvegjeze për Express.

Në vitin 2008, Kastrati kishte kaluar në skuadrën e parë të Skeidit, nga ekipi i juniorëve. Me ekipin e parë të këtij klubi, ai ka luajtur një kohë duke shënuar gjashtë gola. Më pas, ai u transferua te Twente.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›