E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema rikthen buzëqeshjen

Nga Express më 24 dhjetor 2010 në ora 11:06

Real Madrid ka shënuar fitore bindëse në të tetën e finales së Copa del Re (Kupa e Spanjës), duke e mposhtur Levanten me rezultat 8:0.

Karim Benzema së bashku me Cristiano Ronaldon kanë realizuar nga tre gola, derisa nga një e kanë shtuar Ozil e Pedro Leon. Sulmuesi francez ndihet i lumtur me paraqitjen e tij, pas kritikave të vazhdueshme që mori muajt e fundit.

“Jam mjaft i lutur që kemi fituar në këtë mënyrë dhe që kam shënuar tre gola. Sonte e kemi demonstruar se edhe ne mund t’i shënojmë tetë gola për një ndeshje, kjo është mjaft e rëndësishme. Njerëzit shkojnë në stadium për të parë lojë të bukur dhe ne ia dhuruam këtë”, deklaroi ish-sulmuesi i Lyonit për uebfaqen marca.com.

Pasi u zëvendësua, Benzema u duartrokit nga publiku dhe për këtë ndihet mjaft mirë. “Dëshiroj të mbetem në Madrid dhe të fitoj gjithçka me këtë klub”, vazhdoi përfaqësuesi francez.

Ndërkohë, të mërkurën mbrëma janë zhvilluar edhe ndeshjet e tjera të së tetës së finales: Almeria-Maiorca 4:3, Atletico Madrid-Espanyol 1:0, Betis-Getafe 1:2 e Sevilla- Malaga 5:3.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›