E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollandezi Afellay tek Barcelona

Barcelona ka bere goditjen e pare ne merkaton e dimrit, duke transferuar ne “Camp Nou”, talentin holandez Ibrahim Afellay. Futbollisti i kombëtares se Hollandes eshte transferuar nga PSV Eindhoven per 3 milion euro, nderkohe qe ka vizitur klubin spanjoll per te hedhur firmen ne kontraten e re me nje nga skuadrat me te medha evropiane.

Sipas mediave spanjolle 24 vjecari kërkohej prej kohesh nga Barcelona, pasi pëlqehet shume nga trajneri Pep Guardiola. Afellay eshte pritur ne Barcelona nga drejtori sportiv i skuadres Andoni Zubizarreta, nderkohe qe e ka cilësuar si nje enderr transferimin e tij ne Primera Divizion.

"Mendoj se te gjithe futbollistet enderrojne te luajne ketu. Nese pyesni te gjithe lojtaret se ku do te donin te luanin, te gjithe do te thonin te Barcelona. Ketu luajne futbollistet me te mire te botes dhe eshte nje enderr te behesh pjese e saj" ka thene Afellay ne intervisten e pare si lojtar i Barcelones.

Mesfushori sulmues, i cili u la jashte skuadres ne ndeshjen e fundit te PSV Endhoven do te mbaje te veshur fanellen me numrin 20.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›