Kastriot Frashëri: Ndërtimi i xhamisë, kamuflazh për kullat e biznesit
Drejtues i Institutit të Çështjeve Kombëtare, Kastriot Frashëri, thotë se xhamia në Tiranë po përdoret si kamuflazh për të ndërtuar kulla biznes.
Tashmë çështja ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës, pasi ndërtimi i xhamisë nga Komuniteti Mysliman në truallin e ish-Namazgjasë pranë parlamentit shqiptar, kontestohet nga shoqëria civile dhe Instituti i Çështjeve Kombëtare, të cilët kanë paditur Këshillin Kombëtar të Territorit për lejen zhvillimore të dhënë më 29 maj të këtij viti.
Ne sot paraqitëm një kopje të akteve të vendimit nr.2 të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe lejen zhvillimore të Ministrisë së Kulturës, e cila i ka dhënë palës së paditur, Komunitetit Mysliman ndërtimin e lejes zhvillimore për ndërtimin e një objekti kulti siç është xhamia dhe të 4 kullave që janë një biznes privat në një hapësirë publike siç është një lulishte e njohur, që është lulishtja pranë Parlamentit. Për fat të mirë punimet janë pezulluar. Ne kundërshtojmë edhe ndërtimin e 4 kullave të biznesit, të cilat ne i dinim se ishin dy, por janë 4 kulla biznesi, të cilat ndërtohen si kamuflazh nëpërmjet xhamisë, tha Kastriot Frashëri, drejtues i Institutit të Çështjeve Kombëtare, pas seancës së parë të zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës.