PS letër Nishanit: Është koha të reagoni për incidentet me Greqinë dhe negociatat e fshehta për kufirin detar
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, me anë të një letre publike, ka kërkuar nga ana e presidentit Bujar Nishani, të reagojë në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë kohëve të fundit me Greqinë, duke nisur që nga rasti i gazetarit Marin Mema.
PS shprehet se është për një fqinjësi dhe raport të mirë me Greqinë, por shteti shqiptar duhet të ngrejë zërin për padrejtësitë ndaj shtetasve të saj.
Gjithashtu, PS kërkon nga ana e presidentit që të reagojë në lidhje me negociatat e fshehta që është duke bërë qeveria shqiptare për kufirin detar me Greqinë.
Letra e plotë:
Edhe pse mënyra e zgjedhjes suaj, por edhe ushtrimi i deritanishëm i detyrës nuk lë asnjë vend për të shpresuar se Ju keni mundësi, aftësi dhe vullnet për të qënë i pavarur nga Kryeministri në ushtrim të detyrës Suaj, po Ju drejtohemi nëpërmjet kësaj letre për të shprehur shqetësimin tonë të thellë për sa vijon, duke Ju kujtuar njëkohësisht detyrimin tuaj absolut për të respektuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë pavarësisht preferencës ose diktatit politik.
Aktet tuaja të para në detyrë që filluan me çmontimin e çdo shprese për të rikthyer pavarësinë e gjyqsorit duke emëruar një militant partiak si n/kryetar të KLD dhe vazhduan me kanosjen serioze të pavarësisë së SHISH me emërimin e një militanti të partisë ku Ju e Kryeministri militoni, janë vetëm konfirmimet e para të qasjes Suaj partiake ndaj detyrës, por njëkohësisht, janë edhe barrë që vazhdon e rëndohet me ccmim të pallogaritshëm për vendin dhe qytetarët.
Por në emër të vetëdijes sonë politike dhe qytetare, Ju drejtohemi duke shpresuar se do shmangni bashkëpërgjegjësinë tuaj të rëndë me të gjithë ata që sot po rrezikojnë në mënyrë të pafalshme themelet e demokracisë, shtetit ligjor e të vetë shtetit Shqiptar.
Kemi ndjekur me shqetësim dhe indinjatë incidentin më të fundit, ku një gazetari të mirënjohur shqiptar, iu ndalua hyrja në shtetin grek dhe u shpall persona “non grata” me arsyetimin se përbën “kërcënim për sigurinë kombëtare” të vendit fqinj.
Ne dhe publiku, jemi tërësisht të ndërgjegjshëm se ky është veç rasti më flagrant e më i bujshëm i një sjelljeje që nuk i përket as kohës kur jetojmë e as vlerave e standardeve të Bashkimit Europian ku fqinji ynë është i anëtarësuar e ku ne dëshirojmë të integrohemi.
Incidente të tilla ka pasur jo pak në harkun e këtyre viteve. Qytetarë të thjeshtë, gazetarë, gjyqtarë por edhe vetë përfaqësuesit politik të shtetit, janë përballur me të njëjtin trajtim aspak dinjitoz në kufirin mes dy vendeve tona, edhe pse faji i tyre i vetëm ka qenë, sipas rastit, shënimi i vendlindjes së tyre në kartat e identitetit, prononcimi në publik për çështje sensitive që meritojnë një zgjidhje bazuar në frymën e fqinjësisë së mirë dhe reciprocitetit apo dhënia e vendimeve gjyqësore në përputhje të plotë me ligjet e Kushtetutën e Shqipërisë.
Por ajo që na fyen e indinjon edhe më shumë janë reagimet e dobëta e me gjysmë zëri të autoriteteve shtetërore të vendit tonë ndaj këtyre incidenteve e këtyre veprimeve që shkelin hapur të drejtat themelore të shtetasve të Republikës së Shqipërisë, e që përbëjnë njëherësh një fyerje të dinjitetit kombëtar të gjithë popullit shqiptar në këtë vit jubilar të pavarësisë së vendit tonë.
Ne çmojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Greqinë e me çdo vend në rajon dhe jemi të përkushtuar ndaj forcimit të këtyre marrëdhënieve të cilat i konsiderojmë të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për vendin tonë, por edhe për mbarë rajonin e mirëqenien e qytetarëve të vendeve tona.
Njëkohësisht refuzojmë prerazi si të papranueshme çdo ide për të reaguar ndaj këtyre incidenteve duke rënë në grackën e inateve e mërive ekstremiste për tiu përgjigjur me të njëjtën monedhë shkeljeve të drejtave e lirive bazë që gëzojnë qytetarët.
Vendi ynë por dhe qytetarët e kanë vlerësuar tolerancën dhe respektin ndaj fqinjëve si të shenjtë, dhe atëherë kur shtetas, politikanë apo dhe përfaqësues të lartë të shtetit fqinjë, kanë ardhur lirisht në vendin tonë e madje kanë kryer aktivitet intensiv, shpesh herë ekstremist dhe nacionalist duke ringjallur fantazmat e një kohe që duhet lënë pas, por pa u harruar.
Por ne besojmë po ashtu, se incidente të tilla, për më tepër të përsëritura pa asnjë lloj motivi të qenësishëm, ushtrojnë një ndikim tejet negativ në marrëdhëniet mes vendeve tona duke helmuar opinionin publik dhe duke krijuar idenë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk kanë në themel të tyre parimin e barazisë dhe respektit të ndërsjellë, trajtimin e njëtrajtshëm dhe reciprok të shtetasve që në çadrën e integrimit europian, detyrimeve ndërkombëtare të ndërsjellta dhe lëvizjes së lirë, përbëjnë parime të patjetërsueshme.
Vlerësojmë se nuk është koha për të pritur por është koha që Ju të përmbushni detyrimin moral e kushtetues duke reaguar diplomatikisht, në mënyrën më energjike, ndaj çdo cënimi të të drejtave e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, çka fatkeqësisht, deri më sot, nuk ka ndodhur nga autoritetet e vendit tonë.
Në këtë kontekst, dëshirojmë t’Ju rikujtojmë një çështje madhore siç është marrëveshja për përcaktimin e kufijve detarë mes Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë.
Eshtë thuajse e sigurt se këto incidente të përsëritura, nuk përbëjnë klimën e duhur për të zhvilluar negociata për marrëveshjen e detit duke garantuar publikun se do jetë një proces tërësisht transparent, i drejtë dhe i barabartë, larg hijes së nënshtrimit, që do të përmbushë plotësisht e pa asnjë ekuivok detyrimin absolut për të garantuar përtej çdo dyshimi tërësinë territoriale dhe sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë.
Por jemi po kështu të vetëdijshëm se një marrëveshje ndërmjet nesh dhe vendit fqinj për të zgjidhur përfundimisht çështjen e kufirit detar është e nevojshme brenda kushteve për të negociuar dhe përmbushur detyrimet e ndërsjellta në kushte të barabarta, reciproke dhe në përmbushje të parimeve të fqinjësisë së mirë.
Gjithsa theksuam më sipër, përbën një detyrim më shumë për Ju dhe autoritetet e vendit për të ushtruar gjithë pushtetin tuaj me qëllim imponimin e plotë të standardeve të transparencës dhe ekspertizës në çdo h