E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe i përgjigjiet Majkos: Që të mos përsëritet 96-a, duhet ta rrëzojmë Berishën, pa frikën e atëhershme

Deputeti socialist, Erion Braçe, i është përgjigjur kolegut të vet, Pandeli Majko, pas shqetësimit të ngritur nga ky i fundit, për gjasat që mund të përsëritet viti 1996 dhe të vidhen masivisht zgjedhjet, si atëherë. Sipas Braçes, që të mos përsëritet viti 1996, Saliu nuk duhet mundur, por duhet rrëzuar. Kjo gjë është shumë e lehtë, thotë Braçse, pasi Berisha bie si një fije kashte. Por, për këtë, thotë Braçe, nuk duhet pasur frikë si në 1996-ën.

“Do vidhen zgjedhjet si në ’96-ën”-ALARMI.

Po pra!

Ndaj Sali Berisha nuk duhet “mundur” por duhet rrëzuar!

Rrëzimi i tij nis nga mosbashkëpunimi, kundërshtimi, beteja e përditshme kundër praktikave të tij autoritariste, korruptive, plaçkitëse, antipopullore. Sado të vogla qofshin, kudo ku ka njerëz që vuajnë e janë të gatshëm të kundërshtojnë e ta rrëzojnë.

Nuk është i fortë, bie si fije kashte! Si në ’96-ën! Pa frikën e atëhershme. Frika e bën Berishën të fortë! Me shpresën e madhe të një ndryshimi që se kthen më, shprehet Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›