Kastriot Islami gjen arsyen e fitores të së majtës: Diçka e habitshme ndodhi javën e fundit të fushatës
Kastriot Islami, tashmë deputet i Partisë Demokratike, u zhduk për pak ditë nga ekranet. Ai pati parashikuar se PS nuk do të fitonte edhe në rast se bashkohej me LSI. Por tani që rezultati ka dalë dhe opozita ka arritur një fitore dërrmuese, Islami ka gjetur arsyen e këtij rezultati.
Ai beson se diçka ka ndodhur javën e fundit përpara zgjedhjeve. Por se çfarë, ai thotë se po e investigon.
Në javën e fundit askush nuk e di se çfarë ka ndodhur, sepse nuk ka pasur sondazh. Javën e fundit ka ndodhur diçka që më befasoi. Nuk mund ta them akoma çfarë ndodhi se jam duke investiguar. Partia Socialiste ka një rritje 0.59 % më shumë dhe ka marrë një ose dy mandate më shumë. Rezultati surprizë është dyfishimi i votave për LSI. Diferenca në përqindje është kjo: Partia Socialiste nuk është rritur, Lëvizja Socialiste për Integrim është dyfishuar kurse Partia Demokratike është ulur, tha Islami për A1Report.
Sipas Islamit, rezultati i PS vërteton se zgjedhjet e 2009 kanë qenë legjitime. Njëkohësisht, Islami thotë se ky rezultat faktoi se rilindja ka dështuar, pasi PS nuk arriti të garantojë 71 vota.
Sa i përket karrierës së tij, Islami tha se unë atë e mbyll vetëm nëse nuk më do populli, jo nëse nuk më do Edi Rama, që më hodhi në humnerë. Unë zgjodha të jem në politikë dhe pse me PD-në sepse jam i parimit se nuk marr pjesë vetë në politikë, do qeverisem nga inferiorët. Unë këtë se pranova. Berisha i vlerësoi kontributet e mia prej shtetari./ep
