E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti mbahet ne Superiore, grushte ne fund te ndeshjes Aranit Muraci

Degjeneron ne grushte ndeshja e djeshme per nje vend ne Superiore, mes Kastriotit e Lushnjes. Ne minutat shtese te ketij takimi gjyqtari eshte detyruar te nxjerre nga loja dy futbolliste nga secili kamp, Kalarin e Kastriotit dhe Celen nga Lushnja, si protagonistet kryesore te sherrit. Lojtaret ne fjale kane shkembyer disa grushte mes tyre ne nje sherr masiv, qe shpertheu kur gjate gjithe ndeshjes tensioni ishte teper i larte. Kastrioti u shpall fitues i ndeshjes ne fund dhe siguroi qendresen ne Superiore. Por per 90 minuta, ndeshja eshte shoqeruar me tension ne fushe dhe ka pasur shpesh momente konfrontimi dhe nderprerje te lojes. Stafet drejtuese dhe policia kane mbyllur sherrin, kur ne fund gjyqtari perfundoi takimin me probleme. Gjithsesi, Kastrioti fitoi minimalisht 1-0 dhe do te qendroje edhe kete sezon ne Kategorine Superiore. Ekipi krutan zhvilloi nje beteje heroike dhe finalizoi me sukses objektivin final ndaj Lushnjes, duke siguruar bileten e fundit, mes me te mirave te Kategorise Superiore. Ekipi krutan plotesoi keshtu numrin 12 te skuadrave qe do te konkurrojne sezonin tjeter futbollistik ne Superiore. Ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" eshte zhvilluar ndeshja e dyte "play-out", "play-off' mes Kastriotit dhe Lushnjes dhe kjo ndeshje u zgjidh me nje gol te Orind Abazajt. Sulmuesi tiranas ishte protagonist qe ne fillim te lojes, duke zhbllokuar rezultatin. Lushnja u gjet e papergatitur dhe pavaresisht perpjekjeve per te barazuar shifrat nuk ia doli mbane, ne fund te gares. Per nga rezultati dhe loja e zhvilluar dje ne Tirane, ndeshja ngjasoi me ate te nje dite me pare, kur u ndeshen Skenderbeu e Kamza. Ashtu si Skenderbeu qe fitoi 1-0 ndaj Kamzes, me nje gol te realizuar ne fillim te ndeshjes, edhe Kastrioti fitoi 1-0 ndaj Lushnjes, me gol te Abazajt ne minuten e '3 te ketij takimi. Kastrioti nuk lejoi nje skuader te Kategorise se Pare, Lushnjen, qe te ngjitej me lart dhe te dy ndeshjet dhane te njejten perfundim, duke i lene ekipet e Kategorise se Pare, ne te njejten kategori.

Kastrioti
Kastrioti zhvilloi edhe nje sezon me pare ndeshje "play-off" me Partizanin dhe zbriti te kuqte nga Kategoria Superiore. Skuadra krutane edhe kete ndeshje perseriti suksesin, por duke mos lejuar nje ekip te kategorise se pare qe te ngjitej lart. Ashtu si edhe me Partizanin vjet, ne "Niko Dovana", edhe dje ka pasur sherr ne fund te ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›