E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, Adriano sezonin e ardhshëm me Romën

Sulmuesi i Flamengos, Adriano, ka konfirmuar kthimin e tij në Serinë A, por këtë herë me fanellën e Romës. 28 vjecari i ka dhënë kështu fund spekulimeve për të ardhmen e tij, duke bërë të qartë se kthimi në Itali është fondamental për të. Ish-sulmuesi i Inter, ka qenë shënuesi më i mirë vitin e kaluar kur Flamengo fitoi kampionatin në Brazil. "Vendosa të largohem nga Flamengo në mënyrë miqësore, nuk kishim asnjë lloj problemi.

Ky kthim në Itali po bëhet sepse kisha nevojë për të, i detyrohem Italisë për këtë" u shpreh Adriano në konferencë për shtyp. Adriano u largua nga Inter një vit më parë për ti shpëtuar problemeve jashtë fushës që ai pati në Itali, madje ishte gati të braktiste futbollin, përpara se të rigjente besimin me fanellën e Flamengos. "përgjegjësia ime tani është më e madhe sepse ata e dinë cfarë kam kaluar për të ardhur këtu.

Fakti që ata po më japin besim do të thotë se ata vërtetë besojnë tek unë, kështu që duhet të jap më të mirën për të vazhduar karrierën time tek Roma," përfundoi sulmuesi, që në muajt e fundit ka patur një rënie forme, gjë që e la jashtë preferencave të teknikut Carlos Dunga për Kupën e Botës. Tek Roma, Adriano do të gjejë një teknik që e vlerëson, sepse një ditë më parë, Claudio Ranieri tha se shpresonte që verdhekuqtë të firmosinin me Adrianon.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›