Kat.I, Java 5, ndeshjet e statistikat

Të shtunën (15:00) do të luhen gjashtë nga tetë ndeshjet e javës së 5-të të Kategorisë së Parë, teksa nesër do të zhvillohen Dajti-Kastrioti e Sopoti-Ada. Sot spikat Skënderbeu-Laçi.
NAFTËTARI-BESËLIDHJA
Naftëtari i Vangjel Capos do të përballet në “Bashkim Sulejmani” me Besëlidhjen e Valentin Gjetjes. Naftëtari ndodhet në kuotën e 4 pikëve, tre më pak se Besëlidhja (7). Ky është takimi i 21-të midis tyre (6 fitore Naftëtari, 3 barazime, 11 fitore Besëlidhja). Ndeshja do të gjykohet nga Enea Jorgji.
TURBINA-LUFTETARI
Luftëtari ka shpallur haptazi synimet për t’u rikthyer në Superligë dhe do të përpiqet të shfrytëzojë fushën asnjanëse të Kamzës për të marrë pikë të plota me Turbinën (takimi gjykohet nga Servet Bogdani). Luftëtari ndodhet në kuotën e 9 pikëve, tre më shumë se Turbina (6). Ky është takimi i 5-të midis tyre (0 fitore Turbina, 1 barazim, 3 fitore Luftëtari).
POGRADECI-BILISHT SPORT
Një derbi me tre rezultatet brenda, i dy ekipeve që ndajnë dy vendet e fundit, teksa në katër javët e para, të dyja skuadrat kanë grumbulluar vetëm nga një pikë (1 barazim, 4 humbje), por me Bilisht Sportin që ka golaverazh negativ më të mirë. Ky është takimi i 4-t midis tyre (2 fitore Pogradeci, 0 barazime, 2 fitore Bilisht Sport). Ndeshja do të gjykohet nga Laver Alla.
GRAMOZI-BURRELI
Skuadra nga Erseka konsiderohet edhe surpriza e këtij fillimsezoni. Madje, ndodhet pas katër javësh me pikë të barabarta me kundërshtarin e radhës, Burrelin (nga 7). Ky është takimi i parë historik midis tyre. Ndeshja do të gjykohet nga Ardian Rama.
SKËNDERBEU-LAÇI
Kjo është edhe supersfida e javës së 5-të, që do të zhvillohet në fushën asnjanëse të Bilishtit. Skënderbeu i ka fituar të gjitha takimet dhe ka shansin për t’u arratisur me një diferencë më të madhe pikësh, parë dhe faktin se si Luftëtari (të shtunën) e Kastrioti (të dileën) do të luajnë në transfertë. Ky është takimi i 12-të midis tyre (4 fitore Skënderbeu, 3 barazime, 4 fitore Laçi). Ndeshja do të gjykohet nga Shkëlqim Guçe.
TËRBUNI-SKRAPARI
Debutuesit e Kategorisë së Parë, Tërbuni i Pukës ndodhet në një pozicion më të mirë se Skrapari i Ylli Shehut, që ende nuk e ka shijuar fitoren e parë në këtë sezon. Sfida është e hapur, por pa dyshim që vendasit do të kenë mbështetjen e zjarrtë në “Ismail Xhaferri”. Futbolli përjetohet si festë në Pukë. Asnjë precedent midis dy ekipeve. Ndeshja do të gjykohet nga Tanush Latifi.
TË DIELËN
DAJTI-KASTRIOTI
Edhe pse presidenti i Dajtit, Naim Qarri, ka investuar shuma të mëdha, ende skuadra periferike kryeqytetase nuk ka dhënë më të mirën e saj: vetëm 7 pikë nga 12 të mundshmet. Kastrioti i drejtuar nga një “dhelpër” malazeze si Dervish Haxhiosmanoviç do të bëjë gjithçka për të fituar takimin. Asnjë precedent midis dy ekipeve. Ndeshja do të gjykohet nga Mirush Metohia.
SOPOTI-ADA
Librazhdasit synojnë vetëm tre pikët më velipojakët e Adës, duke synuar rokadën e vendeve në klasifikim: Ada, 4 pikë; Sopoti, 3 pikë. Ky është takimi i 4-t midis tyre (1 fitore Sopoti, 0 barazime, 3 fitore Ada). Ndeshja do të gjykohet nga Ardian Beqiri.
KATEGORIA E PARE
Java V
Të shtunën, 04.10.2008
Naftëtari-Besëlidhja
Turbina-Luftetari
Gramozi-Burreli
Skënderbeu-Laçi
Tërbuni-Skrapari
Tërbuni-Skrapari
Të Dielën, 05.10.2008
Dajti-Kastrioti
Sopoti-Ada
* Ndeshjet fillojnë në orën 15:00
E Shtune, 04 Tetor 2008