E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surbier ndihmësi i ri i Hanit, Shqipëria bëhet “nënkampione bote”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, holandezi Ari Han, pritet të ketë një ndihmës të ri. Një holandez, i cili njeh “dhomat e zhveshjes” e Shqiperise.

Vim Surbier, një ish- mbtojtës i Ajaksit të famshëm, tri herë fitues i Ligës së Kampioneve ka luajtur kundër 23-herë kampionëve të Shqipërisë, madje ka realizuar dy gola kundër Tiranës në ndeshjet e Ligës së Kampioneve në vitin 1970, të përfunduara 2-2 (16 shtator 1970) në Tiranë e 2-0 në Amsterdam. 63-vjeçari, i cili ka luajtur edhe me Shalken në Gjermani e Los Anxheles Azteks në Shtetet e Bashkuara, ka shumë të ngjarë të drejtojë në krah të Hanit, De Jongut De Bree në dy takimet e radhës kundër Hungarisë e Portugalisë.

Sipas burimeve në FSHF, bisedimet për “rekrutimin” e tij do të bëhen në Budapest, ku do të flitet edhe për ofertën financiare. Ashtu si Ari Han edhe Surbier ka qenë pjesë e Holandës, kur ajo u shpall nënkampione e botës në vitin 1974 e 1978.

E Premte, 03 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›