Itali, kapet shqiptari me 2.2 kg kokainë

Në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës, policia e Bolzanos në Itali ndaloi një shqiptar të moshës 38-vjeçare.
I ndaluari ishte në bordin e një makine, ndërsa transportonte rreth 2.2 kilogramë kokainë të pastër.
Shqiptari ishte vënë prej kohësh nën shënjestrën e policisë, për shkak të aktivitetit të tij të dyshimtë, si dhe prej udhëtimeve të shpeshta në veri të Europës.
Ishte pikërisht kthimi i tij në Itali, në njërin nga këta udhëtime, që çoi në arrestimin e tij në kushte flagrante, teksa kishte fshehur në makinë lëndën narkotike./Indeksonline/