E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katalonja ndalonndeshjet me dema

MADRID- Nuk do të ketë më ndeshje demash në Katalonja. Komuniteti autonom i Spanjës me kryeqendër Barcelonën ka vendosur të ndalojë shfaqjen e famshme pasi parlamenti katalanas miratoi me 68 vota pro 55 kundër dhe 9 abstenim ligjin kundër ndeshjeve me dema.
Vendimi pason një stinë polemikash në të gjithë Spanjën. Kështu Katalonja do të jetë rajoni i parë spanjoll që do të ndalojë manifestimet tradicionale kombëtare të demave.
Norma e re ligjore do të hyjë në fuqi në janar të 2012-ës dhe deri atëherë sheshi i famshëm Monumental mund të programojë ende ndeshjet me dema.

Debati në parlamentin katalanas nisi pas një iniciative legjislative popullore të mbështetur nga 180 mijë firma të banorëve të këtij rajoni që kërkonin ti jepej fund spektaklit të cilësuar barbar.
Ndeshja e demave i ka rrënjët që në prehistori në adhurimin dhe sakrificën e demit dhe është një traditë shekullore në Spanjë.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›